Abdixhiku: Ata që kundërshtojnë hetimin ndërkombëtar s’duan drejtësi për Astritin

20 Nëntor 2016 - 19:52      

Kolumnisti i Kohës Ditore e drejtori i “Riinvestit”, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kundërshtimin e mundshëm për rrethanat e vdekjes së 26 vjeçarit, Astrit Dehari, në qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Kushdo që refuzon e kundërshton përfshirjen në hetime të policisë prestigjioze angleze ‘Scotland Yard’, kundërshton dhe nevojën për gjetjen e së vërtetës e bërjen e drejtësisë për Astritin. S'don as të vërtetë e as drejtësi; s'di çka don”, ka thënë Abdixhiku.

Lexo edhe: Vetëvendosje thotë se hetimi i pavarur bëhet me vendim të familjes Dehari, e jo Qeverisë

Gashi: Raportit për Deharin s'i beson as ministrja Hoxha, prandaj do hetim të pavarur [video]

“Hetim ndërkombëtar e i pavarur, mbetet kërkesa kryesore e shoqërisë civile e po besoj e secilit që do drejtësi. Përfshirja e ‘Scotland Yard’, si një ndër institucionet më kredibile në botë, e plotnon këtë kërkesë”, ka shtuar ai.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...