Kosovës, shuplakë e madhe për cilësinë e derivateve të naftës [video]

20 Nëntor 2016 - 21:02      

Përpos një numri të madh vërejtjesh tjera, Kosova në raportin e progresit ka marrë një shuplakë të madhe për cilësinë e derivateve të naftës, moskontrollin e tij dhe lejimin e përdorimit të automjeteve të vjetra.

Në këtë raport, Bashkimi Evropian ka kërkuar që të ndërmerren veprime urgjente në fushën e standardeve dhe kontrolleve të ndotjes nga transporti.

Raporti saktëson se duhet përforcuar legjislacioni në kontrollimin teknik të makinave, kualitetin e naftës si dhe në substancat shteruese të ozonit dhe gazrave të fluorit.

Sipas ekspertëve të ambientit, ndotja nga automjetet zë 40% të ndotjes së përgjithshme në vend dhe për ndryshimin e kësaj situate duhet të ndërmerren masa urgjente.

Ndërsa, drejtuesit e Shoqatës së Naftëtarëve thonë se me këtë raport është vërtetuar kërkesa e kamotshme e bërë për t’u kontrolluar derivatet nëpër kufijtë e Kosovës.

Mirëpo, Inspektorati i Tregut në MTI thotë se deri më 10 të këtij muaji, në bazë të analizave të bëra në 487 mostra të marra, 455 prej tyre kanë dalë në rregull.


Kosovës, shuplakë e madhe për cilësinë e... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...