Gripi sezonal ka nisur të përhapet me të madhe [video]

20 Nëntor 2016 - 19:20      

Me simptoma të ndryshme, gripi sezonal ka nisur të përhapet dhe një numër relativisht i madh i njerëzve kërkojnë ndihmë mjekësore.

Zarife Gashit, specialiste e mjekësisë familjare, ka thënë se ndonëse janë shënuar disa raste të gripit sezonal, fatmirësisht ende nuk ka marrë përmasa të zgjeruara. Ajo përmend edhe vaksinimin e personave kryesisht të moshës së shtyrë, e të cilët vuajnë nga sëmundjet e ndryshme.

KTV-ja ka tentuar të marrë përgjigje nga Klinika Infektive e QKUK-së, se a ka raste të hospitalizimeve si pasojë e këtij gripi sezonal, dhe nëse kanë materiale të mjaftueshme mjekësore për trajtimin e pacientëve, por gjatë ditës kjo ishte e pamundur.

Ndërsa ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se prej 1 shtatorit deri më 31tetor të 2016-ës, në këtë institut janë raportuar gjithsej 6 mijë e 168 raste të dyshimta në Grip prej të cilave janë testuar gjithsej 21 mostra.


Gripi sezonal ka nisur të përhapet me të madhe by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...