Pas çdo fatkeqësie natyrore bëhen vetëm vlerësime të dëmeve, asgjë tjetër [video]

20 Nëntor 2016 - 20:18      

Çdo herë pasi bie shi e bëhen vërshime, përpilohen raporte me vlerësime të dëmeve të shkaktuara.

Por asgjë nuk shkon më larg se kaq. Vlerësimet mbeten vetëm në letër.

Janë shumë bujq e vreshtarë që janë ankuar nga dëmet e vërshimeve dhe breshrit, raporton KTV.

Vetëm këtë vit, në komunën e Rahovecit janë evidentuar dëme nga vërshimet në vlerë prej rreth 1 milion eurove në sektorin e bujqësisë. Ndërsa edhe një milion të tjera në vreshtari.

Zyrtarë të kësaj komune thonë se vetëm këtë vit, katër herë radhazi, bujqit kanë pësuar në perimtari, grurë e amvisëri, por që nuk kanë pasur mundësi t’u ndihmojnë.

Dëme në vlerë prej 100 mijë eurove janë shkaktuar edhe në Komunën e Malishevës, por që qeveria atyre ua ka kompensuar vetëm 20 përqindëshin e shumës totale.

Ministria e Bujqësisë ka pranuar të gjitha raportet nga i gjithë vendi për dëmet e shkaktuara.

Në bazë të vlerësimit, shuma e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet arrin mbi 2 milionë euro. Kjo ministri brenda pak ditësh planifikon t’ia dorëzojë raportin Qeverisë për të ndarë një pjesë të mjeteve.


Pas çdo fatkeqësie natyrore bëhen vetëm... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...