“Ndërprisni dialogun me Prishtinën derisa Trumpi të inaugurohet”

20 Nëntor 2016 - 20:31      

Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq i ka bërë thirrje Qeverisë së Serbisë të ndërpresë dialogun Prishtinë-Beograd dhe zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.

Kjo sipas tij duhet të zgjasë deri në vendosjen e administratës së re amerikane të udhëhequr nga Doland Trump. Popoviq ka folur kështu duke u mbështetur në atë se me Trumpin do të ndryshojë edhe qasja ndaj Serbisë, transmeton Koha.net.

“Jam i bindur se pas 20 janarit, kur do të jetë inaugurimi i presidentit të ri të SHBA-së, qëndrimi amerikan ndaj Serbisë do të ndryshojë dhe për këtë arsye Qeveria jonë nuk duhet të nxitojë për përmbushen e premtimeve të bëra tek politikanët në Bruksel e Washington”, ka shtuar Popoviq.

Popoviq beson se Beogradi duhet të refuzojë marrëveshjet e reja dhe të kaluara sepse ato marrëveshje, sipas tij, po dëmtojnë interesat shtetërore dhe paraqesin kërcënim territorial për Serbinë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...