Ministri Demolli takoi ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, Hannes Hanso

20 Nëntor 2016 - 17:16      

Ministri ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK), Haki Demolli takoi me ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hannes Hanso në Halifaks të Kanadasë, ku po qëndron për vizitë zyrtare në Kanada, me ftesë të posaçme nga ministri i Mbrojtjes së Kanadasë dhe Forumi i Halifaxit.

Siç njofton Ministria e Forcës së Sigurisë, ministri Demolli në takim me ministrin Hanso, theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Estonisë, si dhe i shprehu gatishmërinë për inicimin e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive dhe dyja vendeve në fushën e sigurisë, transmeton KosovaPress.

Gjithashtu, Ministri Demolli, e ftoi nikoqirin për vizitë në Kosovë, për të parë nga afër progresin e FSK-së, gjë që u mirëprit nga ministri estonez i Mbrojtjes, Hannes Hanso.

Nga ana e tij, Hannes Hanso shprehu interesimin e tij për zhvillimin e FSK-së si dhe për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon duke shprehur gatishmërinë e tij edhe për intensifikimin e marrëdhënieve me MFSK-në në të ardhmen e afërt.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...