Serbët vënë kusht Asociacionin për tu kthyer në institucione

20 Nëntor 2016 - 14:05      

Qeveria e Kosovës do të duhet të miratojë dekretin për themelimin e Asociaconit të komunave me shumicë serbe, që Lista Serbe të kthehet në institucione, sipas dy qeveritarëve serbë të Kosovës, Ljubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq.

Ministri i MAPL-së, Ljubomir Mariq ka thënë për Tanjug se Lista Serbe gjithmonë ka insistuar në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, me theks të veçantë te ajo e AKS-së.

“E rëndësishme për ne është vazhdimi i zbatueshmërisë së marrëveshjes për AKS. Këtë ia kemi bërë me dije edhe zyrtarëve ndërkombëtarë. Kështu që presim që Qeveria e Kosovës ta vë në rend dite shpejt miratimin e vendimit dhe dekretin e parimeve për themelim”, ka thënë Mariq.

Kurse ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka thënë se kthimi i serbëve në institucione do të bëhet pasi të vjen vendimi i Qeverisë së Kosovës për themelim të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Thirrja e Qeverisë dhe partnerëve të koalicionit qeverisës që Lista Serbe të kthehet në institucione duhet të bëhet zyrtarisht, që kësaj thirrje t’i paraprijë vendimi që në rendin e ditës së Qeverisë së Kosovës të jetë dekreti në përputhje me parimet që janë nënshkruar në Bruksel, kur është fjala për krijimn e AKS-së", tha Jevtiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...