20 Nëntor 2016 - 13:26
“Ndarja nga jeta e aktivistes shumëvjeçare për të drejtat e njeriut, Sevdije Ahmeti, ishte lajm shumë pikëllues”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Koha.net.
Thaçi ka thënë për aktivistën Ahmeti se ajo kishte folur edhe kur shumë kishin zgjedhur heshtjen dhe me punën e saj ka dokumentuar abuzimet e drejtave të njeriut në Kosovë.
“Ishte ndër të parat që kishte ngritur zërin për të drejtat e grave dhe fëmijëve në Kosovë, në kohën kur shumëkush kishte zgjedhur heshtjen. Me angazhimin e saj, kishte arritur të dokumentonte edhe shumë abuzime me të drejtat e njeriut në Kosovë. Ajo ishte inspirim për shumë gra të tjera që të ngrehnin zërin kundër padrejtësive. Do të na mungojë kontributi i saj!”, ka përfunduar Thaçi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...