Fushata në Maqedoni nis nesër me Kod për zgjedhje korrekte e demokratike

20 Nëntor 2016 - 13:12      

Në vigjilje të fillimit të nesërm të fushatës për zgjedhjet e parakohshme për deputetë të 11 dhjetorit, koalicionet dhe partitë politike sot duhet të nënshkruajnë Kodin, që do të zotohen për proces zgjedhor korrekt dhe demokratik.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje u bëri thirrje kryetarëve të partive politike, të cilët i kryesojnë koalicionet pjesëmarrës në zgjedhje, si dhe liderët e partive të cilët të pavarur paraqiten me përvojën dhe nënshkrimin e tyre personal ta riafirmojnë angazhimin për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Në nënshkrimin e Kodit për zgjedhje korrekte dhe demokratike të ftuar që të marrin pjesë janë edhe përfaqësues të korit diplomatik në vend.

Fushata për zgjedhjet e 11 dhjetorit fillon nesër dhe do të zgjasë deri më 9 dhjetor në mesnatë. Do të marrin pjesë 11 subjekte politike - pesë koalicione dhe gjashtë parti.

Nën numrin rendor një në fletëvotim është Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, nën numrin rendor dy është Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), tre është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe numrin rendor katër e tërhoqi Koalicioni i udhëhequr nga LSDM. Nën numrin pesë në fletëvotim do të jetë Koalicioni "Për ndryshime dhe drejtësi-FRODEM", DEMOS, LD, MORO-RP, në numrin gjashtë do të ejtë Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), në shtatë Koalicioni "Aleanca për Shqiptarët", tetë Partia Liberale, nëntë VMRO-Për Maqedoni, dhjetë në fletëvotim do të jetë Lëvizja BESA dhe 11 partia politike E Majta.

Të drejtë vote do të kenë gjithsej 1.784.524 qytetarë. Në diasporë do të mund të votojnë 20.591 shtetas të Maqedonisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...