20 Nëntor 2016 - 12:50
Zëdhënësi i kësaj ministrie Orhan Hajrizi ka konfirmuar për KTV se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga ambasada e Britanisë për këtë kërkesë të dërguar.
“Presim në ditët në vijim që të diskutojmë së bashku me ambasadorin britanik në lidhje me këtë kërkesë. Ambasada Britanike është njëri ndër partnerët e rëndësishëm që mbështesin Ministrinë e Drejtësisë sidomos Institutin për Mjekësi Ligjore prandaj besojmë që edhe në kërkesën tonë që të gjejmë mirëkuptim” ka thënë Hajrizi, transmeton Koha.net.
Ai më tutje ka theksuar ekziston baza ligjore që shteti i Kosovës të lejojë një hetim të tillë.
Rezultatet e autopsisë të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë kanë konstatuar se Dehari kishte vdekur nga lëndimet e vetshkaktuara.
Kryeprokurori i Prizrenit ka konstatuar se anëtari i Vetëvendosjes bëri vetëvrasje, por, ende nuk janë sqaruar motivet. Ndërkohë lëvizja Vetëvendosje ka kontestuar gjetjet e Mjekësisë Ligjore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...