Ka nisur votimi për zgjedhjen e kryebashkiakut të Kolonjës

20 Nëntor 2016 - 11:44      

Sot (e diele) mbahen zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Kolonjës. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit në të gjitha qendrat e votimit pa asnjë problem.

Këtë na e konfirmoi e dërguara jonë në qytetin e Ersekës, Denisa Pasholli. Po ashtu, punonjësit e policisë kanë dorëzuar në kohë materialet zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në rrethin e Kolonjës.

“Dorëzimi i qendrave të votimit filloi në orën 06:00 të mëngjesit së të dielës, sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit dhe rreth orës 07:10 ka përfunduar procesi në të gjithë rrethin e Kolonjës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, strukturat e policisë janë të angazhuara për garantimin e rendit gjatë gjithë procesit, duke zbatuar me përpikëri ligjin.

Qytetarët e këtij rrethi kanë mundësi të zgjedhin mes dy kandidatëve, Ilia Stefon e Partisë Socialiste dhe Dritan Hajron e Partisë Agrare që përfaqëson edhe të djathtën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...