Dom Ernes Simoni mban meshën e parë si Kardinal

20 Nëntor 2016 - 11:18      

Vetëm pak orë pas emërimit si Kardinal, Ernest Simoni ka mbajtur meshën e parë pranë varrit të Shën Pietrit. Ai ka treguar rëndësinë e këtij momenti për atë vetë, por edhe për Shqipërinë.

“Një moment i rëndësishëm për atë çka mund të bëj unë për me dash të madhin Zot, për të përhapur dashninë e Zotit, dashninë vllazënore në popullin tonë. Me iu lut të gjithë njerëzve që vuajnë, jetojnë në varfëri se Zoti është dashni, t’i japin dashninë e vetë”, ka thënë Dom Simoni, transmeton top-channel.

Një moment të rëndësishëm për Shqipërinë e ka cilësuar dhe Imzot Massaffra, sipas të cilit ky ishte një nderim që i bëhej të gjithë atyre që kanë vuajtur.

“Krijimi i kardinalit është një gjest vërtet i madh, duke kujtuar se më parë kanë qenë dy kardinalë, të dy të burgosur, dy besnikë të kishës dhe kombit. Nesër jemi në festën e Krishtit Mbret dhe kjo ditë shkon shumë mirë me të. Të gjithë martirët kanë vdekur duke bërtitur ‘rroftë Krishti mbret’, ‘rroftë Shqipëria’”, është shprehur Imzot Massaffra.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...