20 Nëntor 2016 - 11:16
Në këtë Samit po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe rreth 2000 mërgimtarë tanë nga të gjitha vendet e botës, ndërsa po diskutohet në panele të ndara për çështje të arsimit, zhvillimit ekonomik, turizmit, diplomacisë dhe sektorë të tjerë.
Ministri Bajrami së bashku me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ishin bashkëpanelistë në seancën për edukimin, në të cilën u fol për organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, sfidat dhe mundësitë , i cili zgjoi interesim tek të pranishmit, shumica e të cilëve qenë intelektualë të profileve të ndryshme , mësimdhënës në diasporë , arbëresh dhe mërgimtarë të tjerë.
Ministri Bajrami me këtë rast ka përgëzuar të gjithë mësimdhënësit e angazhuar në procesin e mësimdhënies në diasporë, të cilët, siç tha ai, po bëjnë një punë të shkëlqyeshme për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe dhe të identitetit kombëtar. Ai shtoi se ky samit historik , është një mundësi e mirë për të gjithë që të bashkëbisedojmë për së afërmi për sfidat që kemi dhe mundësitë për tejkalimin e tyre duke shfrytëzuar kapacitetet që kemi.
Në vazhdim , ministri Bajrami theksoi rëndësinë e kurrikulës së përbashkët dhe Abetares si dhe Draftin e final të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për organizimin e përbashkët të mësimit të Gjuhës Shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë , si një hap i rëndësishëm integrues gjithëkombëtar. Ai vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm në mes institucioneve më të larta të arsimit, të Kosovës dhe Shqipërisë dhe Ministrisë për Diasporë të Kosovës në funksion të mbështetjes së mësimit plotësues , bashkërenditjen në aktivitete të ndryshme për t`mbajtur gjallë dhe gjuhën dhe traditën tonë kudo që jetojnë bashkë atdhetarët tanë.
Ky angazhim i përbashkët ndërinstitucional gjithsesi do të ndikojë edhe në sensibilizimin e prindërve për dërgimin e fëmijëve në mësimin plotësues, por do të reflektohet edhe ngritjen e cilësisë në mësimdhënie theksoi ministri Bajrami.
Në këtë Samit u theksua nevoja e krijimit të një databaze për të gjithë intelektualët, punonjësit shkencorë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, gjë që, siç u tha, do të krijonte mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë, por edhe të mbështetjes së të rinjve tanë që eventualisht të vazhdojnë studimet jashtë vendit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...