20 Nëntor 2016 - 11:07
Me këtë rast do të shpalosen rekomandime se si duhet te orientohen të gjitha organizatat dhe Policia e Kosovës se si t'i eliminojnë aksidentet në trafik.
Në fjalën hyrëse zëvendësministri i Brendshëm Nehat Mustafa, tha se në bazë të statistikave, trendi i viktimave në trafik ka rënë dukshëm.
“Po i bëjmë ftesë edhe Ministrisë së Arsimit që të i kushtojë rëndësi nxënësve se si duhet të sillen në komunikacion, sepse është tragjike kur ne shohim fëmijë të cilët humbin jetën në komunikacion”, tha Mustafa.
Kurse, zëvendësministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, tha se në të njëjtën kohë po ndërgjegjësohemi për marrjen e vendimeve, në mënyre që të reduktohet numri i aksidenteve.
“Ministria e Infrastrukturës ka marrë masa të rrepta, përveç ajo e gjobave është edhe marrja e patentë shofereve për vozitësit që nuk janë te kujdesshëm ose thënë ndryshe te padisiplinuar. Me anë të këtyre masave tentojmë zvogëlimin e numrit të aksidenteve”, tha Mujota.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...