"Telekomunikacioni i Serbisë nga Horgoshi në Sharr"

19 Nëntor 2016 - 23:56      

Me marrëveshjen në Bruksel, është rritur numri i qytetarëve në jug të Ibrit që mund të kenë qasje në sinjalet e Telekomit nga stacionet e reja bazë në Kosovë, ka thënë Marko Gjuriq, transmeton Koha.net.

Ai , siç ka theksuar në rts, për herë të parë pas shumë vitesh, sistemi i telekomunikacionit të Serbisë është i përfaqësuar nga Horgosh në Sharr.

"Praktikisht, për herët ë parë pas luftës, enklavat serbe në Kosovë ,Shtërpce, Brezovica, por edhe disa vende në Anamoravë, të cilat deri më tash nuk kanë pasur fare sinjal të telefonisë mobile dhe kanë qenë të izoluara ka përfituar nga marrëveshja. Kllokoti e vende të tjera fitojnë sinjalin më të mirë të mundshëm të telefonisë mobile, 3G, 4G, internet si dhe qasje cilësore", ka thënë i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën.

Si diçka shumë të rëndësishme, Giuriq e ka theksuar faktin se Serbia më 29 nëntor do të marrë dokumentet nga kadastra, nga Agjencia për regjistrimin e bizneseve në Kosovë me të cilat njihet pasuria dhe rritja e kapitalit të Telekomit.
Gjuriq ka thënë po ashtu se Serbia mbetet pronar i vetëm i numrit thirrës për territorin e Serbisë, se në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) vetëm Serbia është e regjistruar si pronare e numrave +381 i +383.

"Në Kosovë deri më tash janë përdorur numrat +377 dhe +386 – Monaco e të Sllovenisë, ndërsa tani do të përdoret vetëm numri që është i regjistruar në Serbi dhe të cilin Serbia, nëse Kosova nuk respekton marrëveshjet, mund ta tërheqë. Ne e posedojmë këtë numër, e japim në përdorim për rajonin gjeografik”, ka thënë Gjuriq.

Sipas fjalëve të tij, me marrëveshjen e djeshme në Bruksel, sistemi i telekomunikacioni i Serbisë është rrumbullakuar dhe mbulon hapësirën nga Horgoshi deri te Malet Sharr, sipas tij, sërish në Kosovë dhe pa numër thirrës, pa shtesa tarifore.
Gjuriq thekson se me këtë marrëveshje është rritur edhe vlera e Telekomit të Serbisë për shkak se tash operatori funksionon në gjithë territorin e Serbisë.

Ai ka sqaruar se në javën e shkuar është arritur marrëveshja që të ndërtohen tetë lokacione krejtësisht të reja për stacionet bazë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...