
19 Nëntor 2016 - 23:42
“Në cilësinë e avokatit të familjes Dehari, unë nuk jam njoftuar nga askush se janë lejuar hetimet ndërkombëtare për rastin e vrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, deshtën apo nuk deshtën, pranuan apo nuk pranuan, lejuan apo nuk lejuan, do të ketë hetime ndërkombëtare dhe të pavarura”, ka shkruar Gashi, transmeton Koha.net.
Ai më tutje thotë se ekspertët e mjekësisë ligjore në raport askund nuk e kanë cekur se asfiksia është në këtë rast vetëlëndim.
“Ekspertët e mjekësisë ligjore në raportin e tyre nuk kanë konstatuar askund se asfiksia apo mbyllja dhe bllokimi i frymëmarrjes me mjet të fortë është vetëlëndim, dhe nuk kanë thënë me asnjë shkronjë, asnjë fjalë, dhe asnjë fjali se kemi të bëjmë me vetëvrasje. Askush pos kryeprokurorit Sylë Hoxha këtë nuk e ka thënë. Ai qëllimisht, rasësisht, i porositur, apo nga mosdija e tha fjalën e fundit të parën, sipas tij rasti është mbyllur me kaq”, ka thënë Gashi.
Gashi gjithashtu thotë se edhe në raste të tjera kanë tentuar të shpallin ato si vetëvrasje, por që nuk ia kanë dalë.
“Të mjerë janë ata që e konsiderojnë sukses nëse tentojnë ta mbyllin si vetëvrasje, kështu kanë tentuar të bëjnë edhe në raste të tjera, dhe nuk ja kanë dalë sepse askush nuk iu ka besuar. Do të lusin këta vetë që të ketë hetime ndërkombëtare dhe të pavarura, ata e dinë pse...!”, ka përfunduar avokati Gashi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...