Edi Rama: Dom Ernest Simoni u radhit sot mes princërve të Kishës

19 Nëntor 2016 - 23:34      

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se Dom Ernest Simoni u radhit sot mes princërve të Kishës, prej virtytit të Papa Franceskut, si kardinal i Kishës së Shenjtë Romane, titullar i diakonisë së Santa Maria della Scala-s në Trastevere.

Vatikani kremtoi sot celebrimin e 17 kardinalëve të rinj, ku bën pjesë edhe kardinali shqiptar, dom Ernest Troshani Simoni.

Rama ka postuar në Facebook një shkrim për Dom Ernest Simonin:

Pas një apostolati kushtuar kujtesës dhe faljes, shenjuar nga vite të gjata vuajtjeje, të jetuara si bari i devotshëm shpirtëror, Dom Ernest Simoni u rradhit sot mes princërve të Kishës, prej virtutit të Papa Franceskut, si kardinal i Kishës së Shenjtë Romane, titullar i diakonisë së Santa Maria della Scala-s në Trastevere.

E ngritur në famulli për kardinal xhakon në shek. XVII, kjo kishë e bukur ka patur titullar në të kaluarën, kardinalin Nguyen Van Thuan (+ 2002), martir i besimit në Vietnam me një rrugëtim të ngjashëm me atë të Dom Ernestit.

"I Gjithpushtetshmi e rimëkëmb të dergjurin e përvuajtur; prej dergjes në këmbë e çon, për ta ulur mes të fuqishmëve, mes parisë së popullit të tij" (Ps. CXII)

Të qofshim falë Dom Ernest, ad multos annos, Eminence!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...