Në Kanada të padëshirueshëm Nikoliq, Vuçiq, Sheshel...

19 Nëntor 2016 - 22:04      

Kryetari i Serbisë, kryeministri i saj, shefi i partisë radikale serbe e shumë zyrtarë të tjerët të Serbisë janë në listën e të padëshiruarve nga shteti kanadez, transmeton Koha.net.

Në Kanada edhe më tej është në fuqi dekreti sipas të cilit zyrtarët më të lartë të RFJ-së e të Serbisë që kanë qenë në pozita të rëndësishme në Qeveri, diplomaci , ushtri , polici e jurisprudencë nga shkurti i vitit 1998 deri në tetorin e vitit 2000 janë të padëshirueshëm në këtë shtet, transmeton Koha.net.

Marrë para sysh se në atë periudhë kanë qenë në pozita të rëndësishme,sipas gazetës së Beogradit “Veçernje Novosti”, ministra të padëshirueshëm për hyrje në Kanada janë edhe Tomislav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq , Maja Gojkoviq, Jorgovanka Tabakoviq, Vojislav Sheshel, Milovan Bojiq, Milan Beko,etj.
Nën goditje të ligjeve kanadeze janë edhe Momir Bulatoviq, Zoran Liliq, Zhivadin Jovanoviq dhe Vuk Drashkoviq, që kanë qenë anëtarë të Qeverisë federale e aty është edhe Milan Milutinoviq, ish –kryetari i Serbisë.

Agjencia kufitare kanadeze, të cilën e citon gazeta e Beogradit, ka theksuar se qeveritë e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe të Serbisë, nën Slobodan Milosheviqin, janë cilësuar regjime që kanë bërë shkelje të mëdha në fushën e të drejtave të njeriut nga 28 shkurti 1998 dhe deri më 7 tetor 2000 dhe se, sipas Ligjit kanadez për Emigrim dhe mbrojtjen e refugjatëve, funksionarët e këtyre vende nuk janë të mirëseardhur në Kanada.
Në kohën e tyre, nga Kosova ishin larguar afër 1 milion shqiptarë nga shtëpitë ndërsa ishin ër shumë krime monstruoze gjatë dëbimit të tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...