20 Nëntor 2016 - 07:30
“Ndoshta ia shoh hairin edhe unë”, tha ai.
Ishte i emocionuar, pasi për herë të parë po vinte që të merrte ujë në këtë burim. Atë e kishte shtyrë dikush tjetër që të merrte rrugën deri në fshatin që gjendet 3 kilometra larg Kalasë së Novobërdës, dhe në një lartësi ku syri mund të përshkojë natyrën mahnitëse në rreze prej disa dhjetëra kilometrash.
Pak muaj më parë, Haziri kishte qenë në banjën e fshatit Uglar të Gjilanit. Në muhabet e sipër me një tjetër vizitor të banjës, ishte hapur tema e ujit. Bashkëbiseduesi i kishte rrëfyer se si një kohë të gjatë ka vuajtur nga gurët në veshkë. Por, pasi kishte nisur të pijë ujin nga çezma e Vllasalive i kishin pushuar dhimbjet dhe kishte heq dorë nga operacioni.
“Mjeku i kishte thanë se i ke gurët në veshkë sa një lajthi. Pas dy muajsh, mjeku ishte befasuar kur ka parë në fotografi se gurët ishin zhdukur. Për dy muaj ditë tha shpëtova prej briskut. Edhe unë jam kontrolluar te mjeku - më ka thënë se i kam gurët e imët edhe erdha ta provoj. Mos po i shkrijë gurët pa pare”, tha ai me humor.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...