20 Nëntor 2016 - 06:30
Korrupsioni, mungesa e transparencës, përshtatja e kritereve, menaxhimi i kontratave dhe mosfunksionimi i sektorit gjyqësor, për prokurimin publik janë probleme të pakapërcyeshme të institucioneve kosovare.
Zyrtarë të lartë të prokurimit kanë aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por ende asnjë vendim përfundimtar nga gjykata nuk e ka shpallur fajtor ndonjë zyrtar të nivelit të lartë për keqpërdorime. Prokurimi, sipas njohësve të kësaj fushe, është shndërruar në “korrupsion me letra”. Ndonëse Ligji i prokurimit publik është korrigjuar më së shpeshti viteve të fundi, ai ende lë hapësirë për keqpërdorime. Ato fillojnë nga caktimi i specifikave. Komisionet e brendshme të autoriteteve kontraktuese caktojnë fituesin ende pa u hapur tenderi. Ka edhe raste kur puna kryhet një muaj para se të hapet tenderi.
OSHP-ja nuk është treguar e zonja në menaxhimin e situatave. Zyrtarë të Bashkimit Evropian në shumë takime me zyrtarët e Kosovës e përsërisin se institucionet duhet ta luftojnë korrupsionin në prokurim. Përkundër kësaj, pothuajse aspak progres nuk është bërë në këtë fushë.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...