Krasniqi i përgjigjet Lladrovcit: Nisma është shtëpia jonë

19 Nëntor 2016 - 20:57      

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi iu ka përgjigjur kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit Ramiz Lladrovci. i cili në tubimin pazgjedhur sot, e kishte ftuar atë të kthehet në radhët e Partisë Demokratike, transmeton Koha.net.

“Nisma është shtëpia jonë”, ka shkruar në një reagim të vetin Krasniqi duke theksuar se “PDK përfaqëson vetëm shkronjat e kësaj partie dhe asgjë tjetër”.
Në këtë reagim, Krasniqi ka shkruar:

“Nuk janë germat (shkronjat) që e përbejnë një “shtëpi” politike. Shkronjat ruajnë emër, por nuk ruajnë përmbajtje dhe as vlerat mbi të cilat është ndërtuar një shtëpi politike.
“Shtëpinë” politike e përbëjnë vlerat rreth se cilave mblidhen njerëzit dhe angazhohet fortë për t’i ruajtur, për t’ju dhënë formë e përmbajtje atyre dhe jetësimin e tyre.
Ajo shtëpi është tejhuasua shumë, kështu që përveç germave, nuk përfaqëson më asnjë nga vlerat e parimet fillestare të formimit.
Ato vlera, vlerën e lirisë, të drejtësisë, të barazisë e te solidaritetit i kemi në shtëpinë tonë, në Nisma për Kosovën.
Këtu i ftojmë të gjitha ata që jetojnë më vlerat e parimet e socialdemokracisë. I ftojmë në ketë shtëpi të gjithë ata qe u nisen për jetësimin e këtyre vlerave dhe degraduan në antivlera. Vlera që “shtëpia” e shkronjave që na fton i ndërroi brenda nate!
Nisma përfaqëson vlerat e Lirisë, të Drejtësisë, të Barazisë e të Solidaritetit mes njerëzve!

Lexoni edhe: Lladrovci fton Jakup Krasniqin të kthehet në PDK [video]

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...