Mustafa lavdëron Policinë për parandalimin e sulmeve terroriste në Kosovë e Shqipëri

19 Nëntor 2016 - 20:48      

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në një postim të vetin në Facebook, ka lavdëruar Policinë e Kosovës pas njoftimit se ishin parandaluar sulme terroriste para dhe gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri – Izrael të javës së shkuar me ç’rast janë arrestuar 19 të dyshimtë për sulme terroriste në këto dy vende, transmeton Koha.net.

Ai ka përkujtuar edhe raportin e Transparency International për këtë sukses, ndërsa sërish ka bërë dallimin ndërmjet “percepcionit dhe realitetit” për zhvillimet në vend.
Mustafa ka shkruar:

“Të dashur qytetarë, Policia e Kosovës është një prej storieve të suksesshme të shtetit tonë.
Brenda një jave, Policia jonë rezultoi të ketë besimin më të madh të qytetarëve në tërë rajonin, sipas raportit të Transparency International, si dhe ishte kryelajm i medieve botërore për parandalimin e suksesshëm të sulmeve terroriste në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me organet e inteligjencës kosovare, si dhe në bashkëpunim me vendet në rajon, shmangu një tragjedi e cila mund të kishte pasoja të mëdha në njerëz dhe në stabilitetin e sigurinë e rajonit.
Andaj, përkundër disa vështirësive me të cilat po ballafaqohemi, Kosova jonë e dashur po shënon rezultate evidente në fuqizimin e shtetit, institucioneve dhe subjektivitetit ndërkombëtar.
Kosova sot, po avancon në çdo raport kredibil ndërkombëtar i cili bazohet në parametra real, e jo në percepcione dhe propagandë të motivuar nga faktorë të ndryshëm.
Po punojmë fuqishëm që edhe sektorët tjerë të arrijnë rezultate të njejta me sektorin e sigurisë duke u bërë model në rajon” .

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...