Kush po e rrezikon të ardhmen e aeroportit të Gjakovës [video]

19 Nëntor 2016 - 19:18      

Aeroporti i Gjakovës vazhdon të mos e ketë të përcaktuar të ardhmen e tij, raporton KTV. Me probleme të shumta financiare, i njëjti, edhe pse u mor nën menaxhim nga qeveria, nuk do të gëzojë mbështetje as në vitin e ardhshëm.

I njëjti nuk do të mund të funksionalizohet si aeroport për shërbime të udhëtarëve, pasi kontrata e dhënies me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ia pamundëson një gjë të tillë.

KTV-ja merr vesh se në kohën kur është marrë vendimi për transferimin e këtij aeroporti, qeveria nuk ka qenë fare e përgatitur për ta marrë nën menaxhim, madje të njëjtit kishin kërkuar ndihmën e USAID-it për të përgatitur planin e kalimit. Ekspertë të USAID-it iu kishin thënë zyrtarëve të qeverisë që nëse brenda një viti nuk futet në funksion, e ardhmja e aeroportit rrezikohet së tepërmi.


Kush po e rrezikon të ardhmen e aeroportit të... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...