19 Nëntor 2016 - 19:15
Për t’u bërë pjesë e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, Sindikata e Pavarur e Administratës Publike po kërkon që të bëhet plotësim - ndryshimi i këtij ligji.
Duke e vlerësuar ligjin si diskriminues, ata tashmë i janë drejtuar me kërkesa Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Kuvendit të Kosovës, si dhe Avokatit të Popullit. Por, deri tash nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
E, në Ministrinë e Punës thonë se nuk mund t’u njihet si kontribut vetëm se ata u larguan nga puna pasi situata ishte e tillë.
Gjithashtu, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, ligji është duke pësuar ndryshim-plotësime, por kushtet buxhetore nuk e lejojnë të hyjnë në këtë ligj si kategori kontributdhënëse.
“Administratorët” kërkojnë statusin... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...