Lladrovci fton Jakup Krasniqin të kthehet në PDK [video]

19 Nëntor 2016 - 19:09      

Pas Skenderajt, Partia Demokratike e Kosovës e ka dobësuar shumë Vetëvendosjen edhe në Drenas, raporton KTV.

Më shumë se 200 aktivistë i janë bashkuar të shtunën PDK-së në këtë komunë. Por kjo nuk i ka mjaftuar kandidatit për të parin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, pasi që ai i ka bërë ftesë publike Jakup Krasniqit që të kthehet në PDK.

Lladrovci, duke i numëruar disa veprime, të cilat ia atribuoi Vetëvendosjes, iu tha anëtarëve të rinj të PDK-së se ju nuk jeni ata që i gjuani me ngjyrë vëllezërit e motrat e juaja në rrugë.
Ndërkaq, Rifat Demaku ka treguar arsyet e largimit nga Vetëvendosje. Pas aderimit të këtij numri të aktivistëve në PDK, Lëvizja Vetëvendosje më nuk ekziston në këtë komunë. Mirëpo, këto deklarata i kanë mohuar zyrtarë të Vetëvendosjes në Drenas, duke thënë se vetëm 10 prej personave që kanë aderuar në PDK kanë qenë aktivistë të kësaj lëvizjeje.


Lladrovci fton Jakup Krasniqin të kthehet në PDK by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...