Punën në Kuvend deputetët s’e kanë primare [video]

19 Nëntor 2016 - 19:06      

Dy herë brenda javës ka dështuar që Kryesia e Kuvendit ta caktojë një seancë të re plenare në mungesë kuorumi, raporton KTV.

Kjo u arrit vetëm të enjten vonë kur Kryesia u mblodh në takim për ta caktuar një seancë të re për 30 nëntor.
Ky takim i vonë u bë për të shfrytëzuar praninë e anëtarëve të Kryesisë, meqë një takim tjetër zor mund të ndodhte para javës së parë të dhjetorit.

Por, problemi me kuorumin tashmë është bërë i zakonshëm në Kuvend. Edhe seanca e së enjtes, u desh të shtyhej për disa orë derisa disa deputetë të ktheheshin për t’i bërë numrat për vazhdimin e seancës së mbetur nga 28 tetori.

Për opozitën, ky është një fakt i fuqishëm që vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Opozita thotë se pushteti vazhdimisht thirret në numra, por kur u duhen ata, nuk i kanë.

Albert Krasniqi nga KDI, thotë se kjo tregon faktin se deputetët punën në Kuvend nuk e kanë primare. Ai konsideron se edhe më i keq është fakti kur deputetët janë në sallë e nuk marrin pjesë fare në votim të ligjeve.


Punën në Kuvend deputetët s’e kanë primare by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...