Dy ekzaminues të trupit të Astrit Deharit, më herët kanë bërë ekspertiza të gabuara [video]

19 Nëntor 2016 - 19:02      

Njëri nga mjekët ligjorë që ekzaminuan trupin e Astrit Deharit, deri në prill të këtij viti, akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KTV.

Naim Haliti akuzohej se kishte gabuar në cilësimin e lëndimeve të një viktime aksidenti, në këtë rast një vajze nga Gjilani.
Punë me institucionet e drejtësisë kishte edhe mjeku tjetër që ishte i përfshirë në obduksionin e Astrit Deharit, Flamur Blakaj.

Ekspertizën Blakaj dhe dy mjekë të tjerë e kishin bërë pa e parë fare pacienten N. Berisha, siç raporton gazeta ‘Zëri’ në tetor të këtij viti dhe ekspertiza e tyre ishte hedhur poshtë nga një ekspertizë e bërë në shtetin e Gjermanisë, duke demantuar vlerësimin e tyre.

Për arsye të tilla, shoqëria civile të premten u ka dërguar një letër Amnesty International, Human Rights Watch dhe Këshillit të Evropës, që të hetojnë urgjentisht vdekjen e Astrit Deharit, duke e cilësuar si një rast i cili dëshmon mosbesimin ndaj sistemit të drejtësisë.

Për raportin që është nxjerrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Hatixhe Latifi, njëra nga vëzhgueset e caktuara nga familja Dehari në autopsi, ka thënë të mos përkojë me atë që kanë parë atë ditë.

Në Vetëvendosje, ndër të tjera, flasin për mospërputhje në raportet mjekësore në trajtimin e Astrit Deharit, duke insistuar në një hetim të pavarur.


Dy ekzaminues të trupit të Astrit Deharit, më... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...