Foto: Reuters

Papa Françesku sot i dha titullin Kardinal, Ernest Simonit

19 Nëntor 2016 - 17:14      

Papa Françesku gjatë ceremonisë së dhënies së titullit Kardinal ka emëruar Kardinalin e ri shqiptar At Ernest Simoni në krye të Kishës “Santa Maria della Scala” të Dioqezës Romane.

Sipas Urdhërit të Shenjtë të Kardinalëve, prej ditës së sotme 19 nënor 2016 Kardinali shqiptar At Ernest Simoni është udhëheqësi fetar i kësaj kishe të Dioqezës Romane.

Kjo kishë ndodhet në lagjen antike të Romës Transtevere, dhe është ndërtuar qysh në vitin 1593, transmeton Ora News.

Më vitin 1664 Papa Aleksandri i VII e shpalli këtë Kishë, Diakoni Kardinale. Para Kardinalit shqiptar At Ernest Simoni, në krye të kësaj kishe qëndronte Kardinali polak Stanislaw Kazimierz Nagy, e i emëruar nga Papa Gjon Pali i II.

Një emërim të tillë në Kisha të ndryshme të Dioqezës së Romës kanë marrë dhe Kardinalët e rinj që sot u emëruan nga Papa Françesku.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...