“As KQZ nuk është e pavarur nga politika dhe pushteti”

19 Nëntor 2016 - 15:41      

Anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas vendimit të PZAP-it i cili ka anuluar decertifikimin që KQZ i ka bërë kandidatit të pavarur Naim Bazajt.

Sipas tij, vendimi i sotëm i PZAP-së me të cilin anulohet me të drejt vendimi i kundërligjshëm dhe tërësisht politik i KQZ-së, nxjerrë në pah një të vërtetë të hidhur se as KQZ-ja nuk i ka shpëtuar kapjes së institucioneve të pavarura nga politika dhe pushteti, transmeton Koha.net.

“Anulimi i vendimit të KQZ-së e zbardhë përpjekjen e paligjshme të KQZ-së për të kontrabanduar vendime dhe legjitimuar pazare politike në dëm të integritetit të zgjedhjeve. Me këtë vendim shpërfaqet tendenca që përmes falsifikimit të dokumenteve, rekomandimit mashtrues të ZRPP-së që duke përgjysmuar nene të ligjit për Zgjedhjet kishin rekomanduar decertifikimin e kandidatit të pavarur Naim Bazaj. Tashmë, i mbetet KQZ-së që sa më parë të adresoj përgjegjësinë e zyrtarëve përbrenda KQZ-së që e kishin vënë atë në lajthitje, duke e quar në vendimmarrje të kundërligjshme”, ka thënë Rrustemi.

PZAP-ja i ka anuluar tërheqjen nga gara edhe kandidatit tjetër të pavarur Rrahim Elshani.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...