Ndërron jetë aktivistja e njohur, Sevdije Ahmeti

19 Nëntor 2016 - 14:57      

Të shtunën, në Prishtinë, ndërroi jetë Sevdije Ahmeti, aktiviste shumëvjeçare në kuadër të lëvizjes së Kosovës për liri dhe demokraci, transmeton koha.net.

Sevdije Ahmeti ka qenë ndër inicuesit e aktivizmimit të lëvizjes për të drejtat e grave dhe demokraci në Kosovë dhe në rajon. Ajo ishte bashkëthemeluese e Qendrës për Mbrojtje të Gruas dhe Fëmijës, më 1993, që ishte ndër organizatat e para joqeveritare në Kosovë të cilat aktivizmin e vet e kthyen edhe në protesta në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të drejrtave të grave, si dhe për paqe dhe kundër represionit shtetëror serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Zonja Ahmeti, po ashtu ka kontribuuar në dokumentimin e dhunimeve gjatë kohës së luftës, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me Tribunalin e Hagës, ndërsa për aktivizmin e vet ka marrë disa njohje e dekorata ndërkombëtare, përfshirë Çmimet e organizatave Human Rights Watch dhe Amnesty International.

Sevdije Ahmeti ka qenë edhe ligjëruese ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, së fundi edhe në Instituin Oak, në Maine të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa lidhur me punën dhe të drejtat e shtypura në Kosovë ka shkruar edhe artikuj, analize si dhe libra, përfshirë librin “Ditari i një gruaje të kosovëës 1998-1999”, botuar në Paris të Francës.

Varrimi i së ndjerës bëhet të dielen, më 20 nëntor, në ora 14:00 në varrezat e qytetit, në Prishtinë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...