Kosova paralajmëron misione të reja konsullore të përbashkëta me Shqipërinë

19 Nëntor 2016 - 14:34      

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Tiranë ku po merr pjesë në Samitin e Diasporës, i cili ka mbledhur më se një mijë pjesëmarrës nga 40 vende të ndryshme të botës.

Gjatë fjalës së tij, ministri Hoxhaj ka theksuar rolin e diasporës shqiptare në zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri. Ai ka thënë se arritjet e shqiptarëve kanë qenë edhe mision i diasporës shqiptare, e cila ka qëndruar pranë bashkëkombasëve të vet historikisht, që nga formimi i shtetit shqiptar, përpjekjet për liri të shqiptarëve që jetonin në ish-Jugosllavi, përpjekje e cila kulmoi me pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Pas paralajmërimit të një dite më herët të presidentit Hashim Thaçi, kryediplomati Hoxhaj ka konfirmuar Prishtinën, si nikoqire të Samitit të ardhshëm të Diasporës. Ai po ashtu ka shpalosur planet e përbashkëta të ministrive të punëve të jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë, ku ka njoftuar se shumë shpejtë do të hapen edhe dy konsullata të përbashkëta në Turqi dhe në Danimarkë.

“Misioneve tona të përbashkëta konsullore, do t’u shtohen së shpejti edhe dy të tjera në Danimarkë dhe në Turqi”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka përmendur edhe emra të shumtë të rinj të diasporës shqiptare, që përmes talentit të treguar në art, muzikë, kulturë e sport janë bërë të njohur për gjithë botën.

Ai është shprehur i lumtur që në vitin 2016 me rrjedhën e zhvillimeve dhe me një diasporë të shpërndarë mirë gjeografikisht, mund të themi që ekziston faktori shqiptar në Ballkan dhe në botë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...