Meta vlerësoi kontributin e Zvicrës për Kosovën

19 Nëntor 2016 - 13:15      

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti në takim Kryetaren e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Christa Markwalder, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare.

Meta vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve tona, duke i cilësuar të veçanta falë pranisë tepër domethënëse të komunitetit shqiptar në këtë vend mik si dhe në kuadër të gjithë vlerave, që Shqipëria dhe Zvicra ndajnë së bashku si dy vende demokratike dhe të interesave të përbashkëta, duke mos lënë anash as Kosovën, transmeton Koha.net.

Ai e falënderoi zviceranen për kontributin e dhënë në Kosovë.

“Po kështu dua të vlerësoj kontributin mjaft aktiv të Zvicrës në rajonin tonë, sidomos në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë të Kosovës”, tha Meta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...