19 Nëntor 2016 - 11:03
"Në këtë drejtim, mund të themi se është një punë e cila po bëhet pa produktivitet dhe kjo normalisht që e rrezikon funksionimin e Kuvendit", tha Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.
Tutje, Krasniqi tha po ashtu se probleme të shumta janë duke e përcjellë punën e Kuvendit, duke u nisur nga mungesa e kuorumit për mbajtjen e seancave, pastaj mos prania e deputetëve në sallë dhe mospjesëmarrja në votim. Kurse, problem më vete, nënvizon ai, paraqet edhe neglizhenca e ministrave të qeverisë për pjesëmarrje në seancat e Kuvendit.
“Një mungesë e koordinimit ka qenë edhe vet brenda koalicionit PDK-LDK dhe minoriteteve. Shpeshherë kanë ardhur vendime të njëanshme, të pa dakorduara paraprakisht dhe të cilat me pas janë bllokuar dhe është dashur që të tërhiqen nga rendi i ditës, e lëre më të flasim për një koordinim më të madh ndërmjet partive parlamentare në Kuvend, gjë e cila nuk ka ekzistuar deri me tani", tha Krasniqi.
Nga 138 ligjet e parapara të miratohen në këtë vit, Kuvendi ka miratuar vetëm 41 prej tyre.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...