19 Nëntor 2016 - 07:19
Kjo ka ndodhur për shkak se Serbia vazhdon të interferojë në sistemin energjetik të Kosovës, duke përfshirë edhe linjën e re 400kV, në të cilën janë investuar miliona euro nga të dyja vendet përmes një kredie gjermane, shkruan sot Koha Ditore.
Por me gjithë lobimet dhe përpjekjet e Qeverisë shqiptare, asaj të Kosovës, por edhe të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë, linja vazhdon të jetë e bllokuar.
Tashmë, burimet në Tiranë thonë se shpresa e vetme për zhbllokimin e saj është Gjermania si investituse dhe kancelarja Angela Merkel. Ministri i Energjisë e Industrisë i Shqipërisë, Damian Gjiknuri, shprehu sigurinë se problemi i linjës së interkoneksionit me Kosovën do të zgjidhet pas vizitës së kryeministrit Edi Rama, në Berlin, më 28 nëntor dhe takimit me kancelaren Angela Merkel. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...