19 Nëntor 2016 - 07:08
Në të kundërtën, Kosova rrezikon të mos i marrë 100 milionë euro, që i takojnë me Marrëveshjen Stand By (SBA), shkruan sot Koha Ditore.
Në një konferencë, të premten, në Kosovë, së bashku me ministrin e Financave, Avdullah Hoti, zyrtarë të këtij Fondi kanë bërë të ditur se do të nisin konsultat me Qeverinë, Parlamentin dhe Shoqatën e Veteranëve të Luftës, për t’ua sqaruar se ligji aktual rrezikon të ardhmen ekonomike të vendit.
Sipas vlerësimeve të FMN-së, nëse mbetet i njëjti ligj Kosova do t’i shpenzojë 2 miliardë euro për 20 vitet e ardhshme, duke i paguar veteranët.
Këto shqetësime i ka ngritur udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane, i cili nga java e kaluar është në vizitë në Kosovë për të rishikuar zbatimin e Marrëveshjes SBA që ka Qeveria e Kosovës më këtë institucion dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...