Mustafa: Kemi nevojë të kultivojmë vlerat njerëzore e tolerancën ndërmjet njerëzve

18 Nëntor 2016 - 21:12      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa mori pjesë në Sesionin Shkencor kushtuar 30 vjetorit të Revistës “Dituria Islame”.

Mustafa e ka quajtur përvjetor të rëndësishëm jo vetëm për komunitetin islam por për Kosovën, duke e cilësuar atë një revistë e cila ka lënë gjurmë të thella në etikën fetare edhe kombëtare të Kosovës, transmeton Koha.net.

Kryeministri tha se Revista “Dituria Islame” sikurse edhe Bashkësia Islame, ka dhënë një kontribut dhe ndihmesë të madhe shoqërore në Kosovë, në promovimin e vlerave të mirëfillta të fesë islame, gjithnjë të lidhura me vlerat dhe atributet kombëtare.

"Ne kemi nevojë të kultivojmë respektimin e vlerave njerëzore, kemi nevojë të kultivojmë tolerancën ndërmjet njerëzve, ndërmjet popujve, ndërmjet religjioneve, të kultivojmë trashëgiminë tonë të përbashkët kulturore dhe fetare, të mbrojmë parimet e një bote të lirë, të respektojmë të drejtat e njeriut dhe të drejtat fetare", tha Mustafa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...