Hoxha thotë se hetimet për Deharin s'kanë përfunduar, në kërkim të shkaktarëve

18 Nëntor 2016 - 19:57      

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, që në një konferencë për shtyp ka dhënë detajet e hetimeve të deritanishme për vdekjen tragjike të Astrit Deharit, ka thënë për Koha.net se hetimet nuk kanë përfunduar.

“Hetimet vazhdojnë, ato nuk kanë përfunduar. Në çdo moment nëse na ndryshon diçka gjendja ne kemi me ndjek. Deri tani nuk kemi të dyshuar. Nëse gjatë hetimeve na del diçka ne sigurisht se do të vazhdojmë”, ka thënë Hoxha, për Koha.net.

Bazuar në konferencën për media që Hoxha ka mbajtur sonte, si dhe në bazë të raportit të autopsisë për ish-aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia e shkaktuar nga vetë ai.

Hoxha ka konfirmuar për portalin se hetimet janë duke vazhduar edhe në pistën e shkaktarëve që kanë mundur të çojnë në këtë veprim të tij, e që për familjen Dehari, avokatin Tomë Gashi dhe për Lëvizjen Vetëvendosje është e pabesueshme.

“Hetimet janë duke vazhduar edhe në këtë drejtim, dhe ne do ta çojmë deri në fund. Të gjitha provat materiale, përfshirë edhe ditarin e tij janë në ekzaminim”, ka thënë Hoxha.

Lexo edhe: Çfarë plagë dhe sa të thella i kishte ato Astrit Dehari [Raporti i plotë]

Shteti thotë se Astrit Dehari u vetëvra, Vetëvendosje s’i beson [video]

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...