Vendorët thonë se korrupsioni është veç përceptim, ndërkombëtaret të kundërtën [video]

18 Nëntor 2016 - 19:17      

Korrupsioni vazhdon të mbetet i pranishëm në shumë fusha në Kosovë dhe se kjo dukuri mbetet një problem serioz.

Këto vlerësime janë dhënë në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, raporton KTV.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se parandalimi dhe luftimi i korrupsionit është kusht i pashmangshëm, jo vetëm në integrimet euro-atlantike, por edhe në krijimin e një klime të sigurt për investime.

Por, pavarësisht të gjithave, për kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, korrupsioni vazhdon të mbetet më tepër perceptim se sa realitet.

Por, këtyre vlerësimeve u është përgjigjur përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi, sipas të cilit, korrupsioni në Kosovë nuk është vetëm çështje perceptimi, por është prezent dhe paraqet problem serioz.

Kurse, ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka kërkuar dënimin e zyrtarëve të korruptuar, derisa ai britanik, Ruairi O’Connell, ka theksuar se korrupsioni nuk mposhtet me tryeza e takime, por me veprime konkrete.

E, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka theksuar se perceptimi rreth korrupsionit është me arsye, pasi, sipas tij, nuk është ndjekur korrupsioni i nivelit të lartë dhe për shkak të pasurimit jo proporcional të disa zyrtarëve shtetërorë.


Vendorët thonë se korrupsioni është veç... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...