Foto: Koha

Krejt çka ndodhi sot në Skenderaj me protestën e komunarëve [Raport i KTV-së]

18 Nëntor 2016 - 19:11      

Punëtorët e Komunës së Skenderajt, kohën e pauzës, sërish ia kushtuan kryetarit të tyre, Sami Lushtaku.

Për më pak se një orë, ata protestuan duke kërkuar drejtësi për kreun e komunës. Marshi protestues ka filluar nga ndërtesa e komunës e deri te sheshi “Adem Jashari”.

Këtij marshi të organizuar nga punëtorët e komunës, iu bashkuan edhe veteranë të luftës së UÇK-së, qytetarë dhe nxënës të kësaj ane. Me anë të kësaj proteste, ata kërkuan që Sami Lushtaku dhe të akuzuarit e tjerë në rastet “Drenica”, të lirohen.

Qytetarët pjesëmarrës në këtë protestë, kanë thënë se është e patolerueshme drejtësia selektive.

Në këtë protestë ishte kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.

Kjo ishte protesta e dytë e mbajtur brenda kësaj jave në mbështetje të Sami Lushtakut, derisa nuk është përjashtuar mundësia që të ketë protesta edhe në ditët e ardhshme.

Këto pakënaqësi po shprehen pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ku në mesin e të dënuarve për krime lufte, në rastin “Drenica I dhe II”, me 7 vjet burgim është dënuar edhe kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku.


Krejt çka ndodhi sot në Skenderaj me protestën... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...