Gashi: Raporti i IML-së s’është i plotë

18 Nëntor 2016 - 17:21      

Avokati i familjes Dehari, për rastin e vdekjes së djalit të tyre Astrit Dehari, ka komentuar në profilin e tij në Facebook, pas leximit të raportit të autopsisë.

“Ky raport vetëm konfirmon atë që është ditur deri më tani; se Astrit Dehari ka vdekur nga Asfiksia – bllokim i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga mjeti i fortë. Mirëpo, edhe pas kërkesës tonë që Prokuroria të na dorëzojë provat që ekspertët e pavarur të angazhuar nga familja Dehari të japin mendimin e tyre, kjo kërkesë nuk është aprovuar as pas 13 ditësh pas vdekjes se Astritit”, ka thënë Gashi.

“Me qenë se nuk na është dhënë asnjë provë që ekspertë të pavarur Dr. Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Dr. Besim Latifaj nga Anglia t’i përdorin për raportin e tyre, atëherë raporti i autopsisë i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë nuk është i plotë”, ka thënë ai.

Raporti i autopsisë konstaton se rrugët e frymëmarrjes nga Dehari janë bllokuar nga vetë ai.

 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...