Foto: ilustrim

Haradinaj i shqetësuar me mungesën e energjisë elektrike

18 Nëntor 2016 - 16:47      

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale të energjisë elektrike në Kosovë, duke thënë se mijëra familje po vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike.

Haradinaj ka thënë se nuk po e kupton se si këto lajme nuk po shkojnë në veshët e qeveritarëve, transmeton Koha.net.

“Jam tejet i shqetësuar me lajmet që vinë nga të gjitha anët, ku mijëra familje po e vuajnë mungesën e energjisë dhe unë nuk po e kuptoj pse këto lajme nuk po mbërrin në veshët e qeveritarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai më tutje ka thënë se Qeveria dhe Kryeministri duhet të japin përgjegjësi për këtë gjendje kaotike.

“Kryeministri dhe Qeveria, duhet të japin përgjegjësi për këtë gjendje kaotike energjetike. Ata duhet t’i tregojnë këtij popullit se ku janë zhytur dhe pse nuk po vihen në anën e tij. Burimet energjetike janë pasuri e popullit dhe ato nuk mund të tjetërsohen dhe populli të mbetët pa bazën e jetesës normale. Ndërhyni sa nuk është bërë vonë, sepse zullumi që po ia shkaktoni qytetarit të këtij vendi, po i kapërcen të gjitha limitet”, ka thënë Haradinaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...