UNDP u dhuron pajisje njësive emergjente komunale

18 Nëntor 2016 - 16:29      

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes projektit Zvogëlimi i Rreziqeve nga Fatkeqësitë, tanimë disa vite është duke asistuar zonat e prekura nga vërshimet dhe fatkeqësitë tjera natyrore.

Në vazhdën e kësaj asistence, sot u dorëzuan pajisje në komunat e Gllogocit dhe Malishevës, pikërisht ekipeve të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit.

Ky donacion i sotëm, që kap vlerën prej afro 18,000 Euro, është pjesë e përpjekjeve të rimëkëmbjes nga përmbytjet që në vazhdimësi prekin rëndë Gllogocin dhe Malishevën.

Me kërkesë të komunave për mbështetje, UNDP së pari bëri vlerësimin e nevojave pas fatkeqësive si dhe përpiloi planin e veprimit, ndihmoi në koordinimin mes komunave dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, dhe në bazë të vlerësimit i dhuroi një sërë pajisjesh themelore për ndihmë në rast vërshimesh që përfshinë ndër të tjera, çizme të gomës, veshje rezistente ndaj ujit, thasë për pengimin e depërtimit të ujit, megafonë, gjeneratorë dhe lopata. Nga dy pompa motorike për nxjerrjen e ujit dhe llymit për secilën komunë do të dorëzohen në dhjetor.

Zyrtarët komunalë kanë vlerësuar këtë donacion që do të lehtësojë në masë të madhe punën e ekipeve të ndërhyrjeve emergjente në rastet e vërshimeve në këtë rajon.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...