18 Nëntor 2016 - 15:56
Me këtë rast, ka dekoruar atë me medaljen e Meritave për kontributin e tij në ndërtimin e institucioneve demokratike, në avancimin e të drejtave të njeriut, si dhe në krijimin e mirëbesimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë.
Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Everts për punën e tij të shkëlqyer që e ka bërë për vite të tëra në periudhën e pasluftës në Kosovë.
"Ai ka bërë një punë të shkëlqyeshme në fillimin e demokracisë në Kosovë, në fillimin e ndërtimit të institucioneve demokratike, të partive politike, të organizimit të zgjedhjeve të lira, lokale dhe të përgjithshme, të parat në historinë e Kosovës në vitin 2000-2001", ka shtuar ai.
Ish shefi i Misionit të OSBE-së, Daan Everts, është shprehur i nderuar për këtë dekoratë presidenciale, duke thënë se ky çmim i dedikohet edhe shumë punonjësve të OSBE-së.
Ai ka thënë se shumë projekte që kanë filluar në atë kohë, sot janë rrëfime të suksesit për Kosovën. Ne kemi bërë një përpjekje shumë të madhe në atë kohë që të këtë një Polici të Kosovës multietnike dhe me barazi gjinore. E di që Policia e Kosovës po konsiderohet si policia më e mire në rajon dhe ka një reputacion shumë të mire. Pra, kjo është një iniciativë për të cilën e ndjej veten shumë mirë”, ka shtuar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...