Interkonjeksionin Shqipëri – Kosovë po e bllokon Serbia

18 Nëntor 2016 - 15:35      

Serbia po bllokon vënien ne punë të linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ministri i Energjisë, Damian Gjinkuri deklaroi se Qeveria do të kërkojë ndihmën e fuqive europiane për të zgjidhur krizën.

“Fatkeqësisht, për arsye politike kjo linjë akoma nuk është vënë në funksionim me gjithë lobimin tonë dhe përpjekjet tona. Unë mund të përfitoj nga rasti dhe jam i sigurt se kryeministri Rama do ta bëjë të njëjtën gjë në Berlin kur të takojë kancelaren Merkel, që na duhet që ky proces të përfundojë siç duhet dhe kjo linjë të jetë funksionale”, thotë ai.
Linja e interkonjeksionit me Kosovën kushtoi 42 milionë euro. Por edhe pse ka përfunduar prej disa muajsh ajo nuk funksionon sepse Serbia nuk njeh Operatorin e Transmetimit të Kosovës. Ngërçi ka shqetësuar Bashkimin Europian, transmeton tch.

“Bashkimi Europian po pret që linja 400 kilovolt mes Shqipërisë dhe Kosovës të bëhet operacionale sa më shpejtë që të jetë e mundur sepse kjo do të përmirësonte edhe cilësinë e ajrit në Kosovë duke e bërë atë më pak të varur nga energjia e qymyrit”, deklaroi Jan Rudolf, i ngarkuari i BE me punë në Tiranë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...