Shtohet numri i studentëve nga RAE

18 Nëntor 2016 - 15:30      

Organizata Jo-Qeveritare “Advancing Together” ka organizuar ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 80 përfitues të programit Roma Versitas Kosova për vitin 2016-2017, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Në këtë eveniment pjesëmarrës ishin Erxhan Galjushi nga Fondi për Arsimimin Rom dhe Bashkim Ibishi, Drejtor Ekzekutiv i Advancing Together si dhe shumë pjesëmarrës nga organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare të cilat realizojnë programe të ndryshme me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe studentet që janë përfitues direkt të këtij programi.

Programi Roma Versitas Kosovë ka për qëllim që të rrisë normën e vijueshmërisë dhe të ngritë kapacitetet akademike të studentëve universitarë, pjesëtarë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Projekti synon të përmirësojë shkallën e vijimit, përformancën dhe diplomimit për studentët që vijojnë studimet e rregullt të arsimit universitar në Kosovë. Ky program financohet nga Fondi për Arsimimin Rom– REF.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...