18 Nëntor 2016 - 15:24
Thirrja që ata të mos dalin në protestë është përpjekje për instrumentalizim direkt të tyre. Madje, Vetëvendosje ! as nuk ka lëshuar ndonjë komunikatë siç ka bërë ky institucion i dobët i qeverisë.
MASHT-i që nuk e ka thënë asnjë fjalë për vdekjen e studentit Astrit Dehari që ka vdekur 13 ditë më parë në burg, konfirmoi në këtë rast se është vegël e keqpërdorur nga Qeveria duke tejkaluar kompetencat e veta kur u bën thirrje qytetarëve që të mos dalin në protestë. MAShT-i duhet të merret me politikat e arsimit e jo me policimin e nxënësve e mësimdhënësve. Thirrja e tyre është ofendim i rëndë që u bëhet qytetarëve duke i konsideruar ata si të manipulueshëm. Ky institucion në asnjë mënyrë nuk guxon t’u bëjë thirrje: nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe drejtorëve të shkollave që të mos dalin në protesta. Ky është presion i hapur, shkelje elementare e të drejtave themelore dhe për më keq është pozicionim në anën e padrejtësisë. Këto janë shenja të shteteve autoritare.
Kjo komunikatë e MASHT-it nuk tregon asgjë tjetër, vetëm se kjo ministri është një instrument i drejtuar nga njerëz të paditur, pjesë të një Qeverie pa asnjë element të drejtësisë dhe që pas rastit të vdekjes së dhunshme të Astritit po tregohen edhe pa ndjeshmëri.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...