18 Nëntor 2016 - 15:19
Në takimin temë kryesore ishte raportimi në progresin për zbatimin e marrëveshjes për kalimet e përhershme kufitare të IBM-së në mes ë Kosovës dhe Serbisë.
Agjencia zbatuese e këtyre projekteve e përzgjedhur nga ana e BE-së, UNOPS, raportoi se pala e Kosovës i ka përmbushur të gjitha obligimet që kanë të bëjnë më shpronësimin e tokave ku do të ndërtohen këto pikë kalime të përhershme të IBM-së. Pala e Kosovës është nikoqire në tre pikë kalime kufitare, Merdarë, Bërnjak dhe Mutivodë ndërsa, inaugurimi i fillimit të punimeve u tha se do të bëhet së shpejti. UNOPS raportoi edhe për progresin e limituar nga ana e palës serbe për zbatimin e këtij projekti, edhe pse kontrata në mes të BE-së dhe UNOPS është nënshkruar para një viti, ende nuk ka filluar procesi i shpronësimit të parcelave atje e as që janë ndërmarrë veprime konkrete në terren përveç definimit të disa aspekteve administrative.
Në këtë takim të dy palët raportuan për dinamikat në ndërtimin e pikë kalimeve të reja kufitare në mes të dy shteteve, Kapi e Sfircës dhe Izvor. Pala e Kosovës që është nikoqire në PKK Kapi, informoi të pranishmit se dinamika e ndërtimit të këtij pikë kalimi është duke u bërë sipas afateve të parapara dhe se brenda këtij muaji ajo do të fillojë punën. Në anën tjetër edhe pala serbe tha se kanë filluar me ndërtimin e pikëkalimit kufitar Izvor dhe se deri në fund të këtij viti ai do të jetë funksional.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...