
18 Nëntor 2016 - 14:49
Të pranishëm në ceremoni ishin Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Z. Damian Gjiknuri, Ambasadorja Gjermane Susanne Schütz dhe i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Jan Rudolf.
“Një nga investimet e rëndësishme ka qenë linja me Kosovën dhe kfW ka qenë një pioner e mbështetjes për forcimin e rrjetit elektroenergjitik. Për arsye politike kjo linjë akoma nuk është vënë në funksionim megjithë lobingun e përpjekjet tona. Përfitoj nga rasti dhe jam i sigurtë se edhe kryeministri Rama do ta trajtojë në Berlin kur të takojë kancelaren Merkel, sepse na duhet që ky process të përfundojë siç duhet dhe kjo linjë të jetë funksionale. Bllokimi dëmton marrëdhëniet por mbi të gjitha dëmton integrimin e rrjetit energjitik siç dëshiron edhe vet Bashkimi Evropian”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Ambasadorja gjermane deklaroi se sektori energjitik është një nga sektorët kyc të Bashkepunimit Financiar Gjermano-Shqiptar, për të cilin Qeveria Gjermane ka angazhuar më shumë se 270 milionë euro, që nga viti 1998. “Për momentin, KfW siguron financime për një gamë të gjërë projektesh, duke perfshirë këtu linjën e transmetimit 400 KV midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, linjën e transmetimit 400 KV midis Shqipërisë dhe Kosovës, linjën unazore 110 kV në jug të Shqipërisë, masa të lidhura me eficencën e energjisë në ndërtesat publike, rehabilitim efiçent nga ana e energjisë të konvikteve studentore të Qytetit Studenti I dhe II”, u shpreh ajo.
Administratori i OST-së Engjell Zeqo, deklaroi se projekti si pjesë e infrastrukturës së korridorit të 8 evropian përmirëson sigurinë e furnizimit me energji elektrike në rajon dhe veçanërisht për 2 vendet. Do të rrisë kapacitetin transmetues ndërkufitar në vendet tona, si dhe në Evropën juglindore.
“Me këtë investim do të maksimalizohen përfitimet dhe do të minimizohen kostot financiare për sigurinë e shërbimeve që ne do të ofrojmë për tregun e energjisë elektrike”, nënvizoi Zeqo.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...