Incident pas takimit EULEX – Serbi, Nikoliq kushtëzon bisedimet me Kosovën

18 Nëntor 2016 - 13:54      

Një incident, informativ, ka ndodhur pas takimi të shefes së EULEX - it Alexandra Papadopoulos dhe kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliq, transmeton Koha.net.

Siç njoftojnë medie serbe, pas takimit të djeshëm të kreut të EULEX-it dhe të kreut të shtetit serb, ka pasur probleme rreth harmonizimit të kumtesës së përbashkët.
Për këtë arsye, siç ka njoftuar portali b92, Shërbimi i Shtypit i kryetarit të Serbisë, nuk ka mundur ta njoftojë opinionin me detajet e këtij takimi.

Në kumtesën e Presidencës së Serbisë thuhet se Nikoliq dhe Papadopoulos kanë biseduar më shumë se një orë dhe se personeli i EULEX-it, “në mënyrë të pashembullt dhe pa pikë fytyre nuk ka lejuar që qëndrimet e shefes së tij të publikohen në opinion".

"Kabineti kurrë s’e ka fshehur aktivitetin e kryetarit dhe qëndrimet e tij politike nga mediet e qytetarët e Serbisë dhe këtë do ta vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë kumtesa duke shtuar se “për këtë arsye opinioni do të njihet vetëm për atë që Nikoliq ka thënë në takim.”

Sa i përket deklaratës së Alexandra Papadopoulos, kumtesa mediet i orienton që t’i drejtohen EULEX-it “në krahinën jugores serbe” ndërsa shton se Nikoliq ka theksuar rëndësinë e EULEX-it në kontributin e tij për ruajtjen e sundimit të ligjit në Kosovë.
“Politika e mosnjohjes së shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës po na ngadalëson në rrugën e eurointegrimeve dhe ne me këtë duhet ë vazhdojmë së jetuari. Përkundër kësaj, do të vazhdojmë të bisedojmë me shqiptarët. Megjithëkëtë, nëse shkojnë shumë larg dhe e marrin mandatin për të ruajtur trashëgiminë serbe në UNESCO, ne nuk do të kemi si t’i vazhdojmë bisedat në Bruksel”, ka nënvizuar Nikoliq.

Ai ka shtuar se i ka krejtësisht të qartë kufizimet që ky misionin i ka në Kosovës dhe është e qartë se e ka mandatin që, që siç ka thënë ai, nga e ashtuquajtura Kosovë, të bëj shtet të rregullt”
“Çështja e ekzistimit dhe e mbijetesës së serbëve, nuk është vetëm çështje e të drejtave të njeriut, ai që gabon këtu, bën krim. Mënyra se si Kosova i është rrëmbyer Serbisë në vitin 1999 është turp i fuqive për të gjitha kohët”, ka thënë kryetari serb i cili në veçanti ka shtruar çështjen e “gjykimit të drejtë të atyre që janë dënuar padrejtësisht deh të vendosjes së atyre në burgjet ku nuk ka garanci se serbët do të kenë trajtim të qytetëruar.
"Kjo ka të bëjë sidomos me Oliver Ivanoviqin", ka theksuar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...