18 Nëntor 2016 - 12:37
Në një konferencë për media, avokati Gashi ka thënë se provat po ua ndalon Prokurori i Shtetit.
Ndërsa, deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu tha se prokurori i rastit, Metush Biraj, nuk është kredibil për të sjellë drejtësi, pasi që thotë se ai ka vepra penale.
“Prokurori i rastit të Astrit Deharit është një njeri i dyshuar për vepër penale të konfliktit të interesit. Metush Biraj, si ushtrues detyre i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, kishte rekomanduar që për ish-gjyqtarin Elez Hoxha, i dyshuar për korrupsion, të ulej dënimi.
Po ashtu, emri i Metush Birajt është nëpër dosje të Komisionit Disiplinor të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe atij edhe i është shqiptuar masa e parafundit disiplinore. Pas kësaj mase është vetëm suspendimi”, ka deklaruar Haxhiu.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...